Tensionet mes Koresë së Veritu dhe pjesës tjetër të botës janë rritur së tepërmi ditët e fundit, pas testimit të dështuar të një rakete me reze të mesme.
Megjithë presionin ndërkombëtar Kim Jong-Un jo vetëm që nuk u tërhoq, por deklaroi se teste raketore do kryhen çdo javë, muaj dhe vit.
Disa ditë më parë vendi diktatorial festoi 105 vjetorin e themelimit, dhe në paradën ushtarake parakaluan disa prej raketave të arsenalit ushtarak, përfshi edhe ato me rreze të gjatë, që sipas ekspertëve mund të arrijnë brigjet perëndimore të SHB
Por pavarësisht dyshimeve se arsenali i raketave në paradë ishte fals, ekspertët thotë se nuk ka dyshim që disa prej tyre janë të vërteta.
Raketat e bardha më sipër kanë reze të shkurtër megjithëse mund të arrijnë në disa raste edhe 4,000 kilometra.
Por sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë ekspertët është raketa e katërt “Taepodong 2” e cila ka një reze prej 8,000 kilometrash, siç duket edhe në ilustrimin më poshtë, rezja e saj arrin Bullgarinë dhe Rumaninë por nuk e kap Maqedoninë, Kosovën, Greqinë dhe Shqipërinë. /Newsbomb.al