Shqipëria, shteti i 14-të që nënshkruan traktatin ndërkombëtar kundër trafikut të organeve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 25-03-2015 Shqipëria, shteti i 14-të që nënshkruan traktatin ndërkombëtar kundër trafikut të organeve

Kanë qenë 14 shtete, përfshi edhe Shqipërinë, që e kanë nënshkruar sot Konventën e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore, traktatin e parë ndërkombëtar që synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit të organeve njerëzore.

Konventa u hap për nënshkrim në ditën e parë të një konference ndërkombëtare, e organizuar nga Këshilli i Europës dhe qeverisë spanjolle në Santiago de Compostela, për të diskutuar se si mund të luftohet më mirë trafiku i organeve njerëzore, dhe si duhet zbatuar traktati i ri.

Konventa u nënshkrua nga Shqipëria, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Greqia, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Republika e Moldavisë, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Mbretërina e Bashkuar. Ajo është e hapur për nënshkrim nga çdo shtet në botë dhe do të hyjë në fuqi kur pesë shtete ta kenë ratifikuar atë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babai i fëmijëve: Kam urdhër mbrojtje për dhunë, Magdalena t’u rrijë 200 metër larg
Korpusi i Paqes i dhuron pajisje mjekësore maternitetit të Beratit »
Article Logic
Execution time: 0.013050079345703
array(1) { ["section"]=> string(94) "shqiperia-shteti-i-14-te-qe-nenshkruan-traktatin-nderkombetar-kunder-trafikut-te-organeve-6902" }