“Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë”, Rama nis ditën me një urim të veçantë

Publikuar tek: politike, më 09:35 05-03-2018 “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë”, Rama nis ditën me një urim të veçantë

Ashtu siç bën çdo ditë edhe sot kryeministri Rama ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook.

Teksa ka uruar një ditë të mbarë Rama ka zgjedhur të publikojë një artikull nga portali i cështjeve hebrehe, ku vlërëson traditat e lashta të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë ?

* * *
Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” - shkruan mes të tjerash Aish.com

 

ramaaaa.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011450052261353
array(1) { ["section"]=> string(103) "shqiperia-vendi-i-vogel-musliman-qe-shpetoi-gjysherit-tane-rama-nis-diten-me-nje-urim-te-vecante-112226" }