Shqipëria voton!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:16 25-06-2017 Shqipëria voton!

Sot të gjithë shqiptarët do të votojnë për zgjedhjen e parlamentit të ardhshëm, i përbërë nga 140 deputetë, të cilët do të qeverisin 4-vjeçarin e ardhshëm.

Të gjithë qendrat e votimit hapen në orën 07.00 dhe kanë të drejtë vote të gjithë personat mbi 18 vjeç deri në orën 19.00 kur mbyllen zyrtarisht të gjitha QV-të në rang vendi. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.

Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.

Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029335021972656
array(1) { ["section"]=> string(21) "shqiperia-voton-83759" }