Shqipëria, zyrtarisht ekonomia më anemike e rajonit

Publikuar tek: ekonomi, më 23:47 08-10-2019 Shqipëria, zyrtarisht ekonomia më anemike e rajonit Autori i artikullit, Klodian Tomorri

Shkruan Klodian Tomorri:

Ndëshkimi i reformave

Shqiperia eshte zyrtarisht ekonomia me anemike e rajonit. Sipas Bankes Boterore, Prodhimi i Pergjithshem Kombetar pritet qe kete vit te rritet me vetem 2.9 per qind.

Te gjitha ekonomite e tjera te rajonit do te kene nje rritje me te larte, duke e lene Shqiperine ne fund. Dhe, pervec Kosoves, keto jana te gjitha vende qe kane nje standard me te larte jetese se Shqiperia, i cili do te thellohet me tej.

Kjo eshte hera e pare nga viti 2015 qe rritja ekonomike bie nen 3 per qind. Vendi po ecen mbrapsht. Po cfare po ndodh me ekonomine?

Shkaku me te cilin justifikohet ngadalesimi i forte i ekonomise kete vit eshte kriza energjetike. Por kjo nuk eshte thjesht nje loje numrash.

Shqiperia perjetoi krize energjetike edhe ne vitin 2017, por kurba e rritjes ekonomike, nuk ndryshoi krah. Perkundrazi vazhdoi te forcohej, nga 3.3 per qind qe ishte ne 2016-en ne 3.8 per qind.

Ndaj ka dicka tjeter qe po e frenon ekonomine. Dhe pergjigjia jane reformat. Ekonomite e vogla dhe te hapura si Shqiperia kane vetem nje rruge per t’u zhvilluar shpejt; te bejne reforma agresive. Por vitet e fundit te gjitha reformat kane ngelur ne vend, e madje ne sektore te caktuar si energjia jane permbysur.

Shumica e politika e ekonomike orientohen vetem per te kenaqur interesa te ngushta. Pjesa me e madhe e ligjeve qe shkojne ne Parlament kane emer te vecante nga pas.

Ne fushen e prokurimeve, koncesionet dhe korrupsioni kane zhdukur garen. Praktikisht qeveria eshte bere arbitri qe shperndan fitimet dhe dikton se si shperndahet mireqenia ne ekonomi. Por jo ne interes te publikut.

Nje qeveri qe nuk beson tek reformat, por hyn ne biznesin e piste te ligjeve speciale me perfitues te vecante e ka mbaruar misionin e saj dhe sa me shume qendron ne pushtet aq me shume deme shkakton. Ekonomia po i jep mesazhet. Pjesa tjeter i takon votuesve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022955179214478
array(1) { ["section"]=> string(57) "shqiperia-zyrtarisht-ekonomia-me-anemike-e-rajonit-181310" }