“Shqipërinë e kontrollojnë 6 oligarkë”, Basha: Do zhbëjmë gjithçka që kanë marrë

Publikuar tek: barometri, më 07:14 03-07-2018 “Shqipërinë e kontrollojnë 6 oligarkë”, Basha: Do zhbëjmë gjithçka që kanë marrë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se është i lidhur me krimin dhe ka shuar shpresat e të rinjve.

 

Basha tha se Shqipëria sot kontrollohet nga 6 oligarkë që marrin gjithçka, por premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të “zhbëjë gjithçka që kanë marrë”.

Lidhur me audio-përgjimin e supozuar si të Agron Xhafajt, Basha u shpreh se s’ka shpresë të dalë e vërteta, pasi “analiza politike” i është bërë në “laboratorin e Surrelit”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Më vjen keq që edhe sot ka pasur ndonjë investim, edhe nga ndonjë i huaj që është bërë vegla e Edi Ramës dhe nuk merret me problemin.

Nëse do të vazhdojmë të kemi ministra të brendshëm të lidhur me krimin, nëse do të kemi një kryeministër që bën ligje të posaçme që të pastrojë lekët e krimit me kulla, që merret me justifikimin e krimit, si e si të inkriminojë denoncuesit e krimit.

E dëgjuat çfarë bënë sot me këtë përgjimin e vëllait të Xhafajt, pasi 2 muaj nuk ua mori përsipër analizën, thanë do ta çojmë në një laborator tjetër. Por e kotë është ajo se analizën ja ka bërë laboratori në Surrel. PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës.

PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke e parë të vërtetën në sy dhe duke pranuar problemet, duke thënë kështu është kjo dhe na duhet ndihma juaj.

Pesë oligarkë kontrollojën sot Shqipërinë, ky që bën stadiumin me kullë, ky merr edhe tender për çdo gjë, për realizimin e zyrave, pse s’ka biznese të mesme, të vogla? Kjo do marrë fund, gjithçka që kanë marrë ne do ta zhbëjmë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020357131958008
array(1) { ["section"]=> string(83) "shqiperine-e-kontrollojne-6-oligarke-basha-do-zhbejme-gjithcka-qe-kane-marre-126544" }