Shqiponjat, RENEA dhe FNSH kontrolle në rrugë, dhjetëra shtëpi e lokale: Arrestohen 21 persona, sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 19-09-2020 Shqiponjat, RENEA dhe FNSH kontrolle në rrugë, dhjetëra shtëpi e lokale: Arrestohen 21 persona, sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak (VIDEO) Pamje te shperndara nga Policia

21 persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia pas kontrolleve të shumta të ushtruara në dhjetëra shtëpi, lokale e subjekte të ndryshme. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, dhe janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Sipas Policisë, janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale. Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, 12 kilogramë kanabis e doza me heroinë.  

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 shtetas, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.  Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.

Njoftimi i Policisë:

Vijon në të gjithë vendin  zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e  masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, 12 kilogramë kanabis e doza me heroinë.  

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 shtetas, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.

Në Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilit në automjetin tip "BMË" me të cilin qarkullonte iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, 3 krehëra dhe 21  fishekë.

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë së Vlorës kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit B. M., 51 vjeç, banues ne fshatin Velçë, Vlorë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri gjysëm automatike model 56 dhe municion luftarak.

Në Tiranë, janë vënë në pranga 4 shtetas të cilëve iu janë gjetur me vete doza me lendë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjithashtu janë proceduar e arrestuar në Korçë e  Berat  4 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, në Tiranë, Fier, Elbasan e Lezhë, janë kapur 7 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si dhe në të gjithë vendin janë vënë në pranga 15 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Operacioni vijon.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011507987976074
array(1) { ["section"]=> string(148) "shqiponjat-renea-dhe-fnsh-kontrolle-ne-rruge-dhjetera-shtepi-e-lokale-arrestohen-21-persona-sekuestrohet-droge-arme-e-municion-luftarak-video-220917" }