Shqiptarë që përkrahin terrorizmin islamik, eksperti paralajmëron BE-në: Kemi nevojë për asistencë

Publikuar tek: rajon, më 21:11 18-08-2019 Shqiptarë që përkrahin terrorizmin islamik, eksperti paralajmëron BE-në: Kemi nevojë për asistencë Pamje nga lufta në Siri

Luftrat në Siri dhe Irak nuk duhet të shihen pa shqetësim nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shumë shtetas të këtyre vendeve u janë bashkuar vullnetarisht organizatave terroriste të ISIS-it dhe Al-Kaedës. Siguria e vendeve përgjatë detiti Adriatik dhe Jon duhet të forcohet, pasi shumë prej ish-militantëve të riatdhesuar mund të prodhojnë vatra të reja konflikti.

Eksperti i sigurisë në Kosovë Adrian Shtuni shprehet për ‘’Zërin e Amerikës’’ se Kosova ka një problem të madh me rehabilitimin e shtetasve që i janë bashkuar radhëve në organizatave terroriste dhe ka nevojë për asistencë ekonomike nga BE-ja për të përballur këtë krizë.

‘’Kosova ka diku 250 të kthyer. I gjithë komuniteti evropian ka 1500. Besoj numrat flasin vetë. Nuk duhet që problemi në Ballkan të shikohet i izoluar dhe Bashkimi Evropian ta konsideroj çfarëdo lloj asistence ndaj Ballkanit si ndihmë për Ballkanin, por si ndihmë për të rritur nivelin e sigurisë në Evropë”, deklaroi eksperti i sigurisë Adrian Shtuni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10745286941528
array(1) { ["section"]=> string(103) "shqiptare-qe-perkrahin-terrorizmin-islamik-eksperti-paralajmeron-be-ne-kemi-nevoje-per-asistence-175721" }