Shqiptares i mohojnë vizën për dasmën e mbesës në Zelandën e Re, nusja shpërthen në lot

Publikuar tek: bota, më 17:40 27-01-2019 Shqiptares i mohojnë vizën për dasmën e mbesës në Zelandën e Re, nusja shpërthen në lot

Duhet të ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së Armela Lushajt por 30-vjeçarja e pa veten duke qarë, pasi tezja e saj nga Shqipëria nuk arriti të ishte e pranishme në dasmën e saj.

NZHerald shkruan se tezes së saj nga Shqipëria, Shpresa Rraku, ambasada nuk ia dha vizën duke mos e besuar se qëllimi i saj ishte vetëm vizita për dasmën e mbesës.

Nëna e Armelës tha për gazetën se refuzimi i vizave e ktheu shkatërroi dasmën duke i trishtuar të gjithë. Viza gjithashtu iu refuzua kunatit dhe njërit prej nipave.

“Jam shumë e zemëruar që tezja dhe kushërira nuk janë këtu me mua. Ndjehem e diskriminuar”, ka thënë 30-vjeçarja.

Ngjarja ka shkaktuar reagimin e disa agjencive në Zelandën e Re, të cilat janë angazhuar të verifikojnë nëse refuzimi i vizës ishte i drejtë. Nga zyra e imigracionit shprehen për NZHerald se refuzimi nuk ka lidhje me vendin e origjinës dhe se shqiptarët nuk targetohen nga autoritetet, por ka gjasë që aplikantja të mos i ketë bindur ata se ka mjaftueshëm lidhje me Shqipërinë që të kthehet sërish.

Zelanda e Re ka refuzuar 38,268 aplikime për vizë gjatë viteve 2017-2018.

vcgnghmjhyjum,yu,lyu,.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019617080688477
array(1) { ["section"]=> string(93) "shqiptares-i-mohojne-vizen-per-dasmen-e-mbeses-ne-zelanden-e-re-nusja-shperthen-ne-lot-150541" }