Shqiptarët arrestohen sapo mbërrijnë nga Tirana në Itali, tre të rinjtë pjesë e bandës së trafikut të drogës (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 19-06-2019 Shqiptarët arrestohen sapo mbërrijnë nga Tirana në Itali, tre të rinjtë pjesë e bandës së trafikut të drogës (EMRAT)

Tre të rinj shqiptarë u arrestuan, ndërsa rezultonin në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar 'Snoëfall' në Itali.

Në pranga përfunduan, Ardit Harizi, 28 vjeç, Pëllumb Tafa, 32 vjeç dhe Klajdi Kondi, 34 vjeç, i cili më 22 maj arriti të shpëtonte gjatë një aksioni policor ku përfunduan në pranga 15 persona, përgjegjës për transportimit, ruajtjen dhe shitjes se drogave si kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.

Mediat italiane shkruajnë se dy prej të arrestuarve, Harizi dhe Tafa u ndaluan nga agjentët në aeroportin e 'Orio al Serio', sapo u ulën pasi kishin fluturuar nga Tirana.

Ardit Harizi, së bashku me kushëririn e tij Adriatik Harizi, është një 'figurë e njohur' e grupeve kryesisht të nacionalitetit shqiptar, që menaxhojnë trafikun e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, hashashit dhe marijuanës.

Grupi gjithashtu, dispononte edhe armë zjarri. Më 31 maj 2017, policia sekuestroi një armë me 9 fishekë, e fshehur në një zgavër ashensor.

Screenshot_3.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068180561065674
array(1) { ["section"]=> string(120) "shqiptaret-arrestohen-sapo-mberrijne-nga-tirana-ne-itali-tre-te-rinjte-pjese-e-bandes-se-trafikut-te-droges-emrat-168826" }