Shqiptarët atje u angazhuan menjëherë pas tërmetit, Besa Shahini: Për këtë kam mburrje të veçantë që jam ministre prej Kosovës

Publikuar tek: politike, më 23:34 10-12-2019 Shqiptarët atje u angazhuan menjëherë pas tërmetit, Besa Shahini: Për këtë kam mburrje të veçantë që jam ministre prej Kosovës Ministrja e Arsimit Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, është shprehur mbrëmjen e sotme se është befasuar nga gatishmëria dhe profesionalizmi i shqiptarëve të Kosovës, për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

E ftuar në Klan Kosova, Shahini ka thënë se për këtë është ndjerë krenare që është ministre në Shqipëri, që vjen nga Kosova.

“E kam pasë njëfarë ndjenje të veçantë të mburrjes për shkak se jo që jam befasuar që shumë kosovarë kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar sepse e kam ditur këtë, por jam mburrur me profesionalizmin e të gjtihëve.

Në secilën mbledhje qeverie një nga ministrat që kishte punë me një grup të njerëzve që kanë ardhur nga Kosova. Ishin mjekë, policë, infermierë, psikologë a inxhinierë të gjithë kishin fjalë miradije për profesionalizmin dhe shpejtësinë e tyre.

Kam pasë një mburrje të veçantë që vij prej Kosovës edhe na kanë ardhur në ndihmë vëllezërit e motrat që ishin shumë me profesionalizmin e tyre”, ka thënë ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024611949920654
array(1) { ["section"]=> string(131) "shqiptaret-atje-u-angazhuan-menjehere-pas-termetit-besa-shahini-per-kete-kam-mburrje-te-vecante-qe-jam-ministre-prej-kosoves-189030" }