Shqiptarët çarmatosen: Dorëzohen në 24 orë 21 armë, 22.840 fishekë, 19 krehëra, 156 granata (SHIFRAT SIPAS QARQEVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 17-02-2017 Shqiptarët çarmatosen: Dorëzohen në 24 orë 21 armë, 22.840 fishekë, 19 krehëra, 156 granata (SHIFRAT SIPAS QARQEVE)

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 22.840 fishekë, 19 krehëra, 156 granata si dhe 120 ndezësa.

Konkretisht:

Qarku Berat

Dorëzohen nga banorët, 5 armë zjarri, 7100 fishekë, 13 granata dhe 3 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Berat 3 armë zjarri, 700 fishekë, 3 krehëra, 3 granata. Në Komisariatin e Policisë Skrapar 1 armë zjarri.

Në Komisariatin e Policisë Urë Vajgurore 1400 fishekë. Në Stacionin e Policisë Poliçan 1 armë zjarri, 10 granata, 5000 fishekë.

Qarku Lezhë

Janë dorëzuar nga qytetarët 8 armë zjarri, 7 krehëra dhe 520 fishekë. Konkrerisht : Në Komisariatin e Policisë Mirditë dorëzohen 6 armë zjarri , 140 fishekë dhe 7 krehëra. Në Komisariatin e Policisë  Kurbin dorëzohen 2 armë zjarri dhe 380  fishekë

Qarku Gjirokastër

Janë dorëzuar 3 armë zjarri,29 fishekë dhe dy granata, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Tepelenë 2 armë zjarri, 29 fishekë dhe dy granata. Në Komisariatin e Policisë Përmet 1 armë zjarri.

Qarku Korçë

Janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 13.170 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Maliq 2 armë zjarri dhe 620 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec: 1 armë zjarri dhe 12.550 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Korçë: 1 armë zjarri.

Qarku  Elbasan

Dorëzohen 3 armë zjarri dhe 150 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 150 copë fishekë

Qarku Fier

Dorëzohen nga qytetarët në Fier dhe Mallakastër 2 armë zjarri dhe 1771 fishekë .

Qarku Shkodër

Dorëzohen nga banorët 2 armë zjarri, 100 fishekë, 138 granata, 120 ndezës granate, 5 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë zjarri, 2 krëhëra, 40 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 138 granata, 120 ndezës granate, 3 krehëra, 60 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 1 armë zjarri.

Qarku Vlorë

Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri, 3 granata dhe 4 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë, 4 armë dhe 4 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Delvinë, 3 granata.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arsyeja e vërtetë pse godina e Kryeministrisë është rrethuar me skela (Foto)
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane jep një mesazh të rëndësishëm për qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.013303995132446
array(1) { ["section"]=> string(115) "shqiptaret-carmatosen-dorezohen-ne-24-ore-21-arme-22-840-fisheke-19-krehera-156-granata-shifrat-sipas-qarqeve-69052" }