'Shqiptarët digjen, kryeministri krihet e kridhet', Vasili akuza ndaj Ramës: Është veç një mumje impotente që belbëzon...

Publikuar tek: politike, më 19:19 15-08-2020 'Shqiptarët digjen, kryeministri krihet e kridhet', Vasili akuza ndaj Ramës: Është veç një mumje impotente që belbëzon... Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po përballet me situatën e krijuar në Kakavijë.

Ai thotë se shqiptarët janë lënë në mes të vapës përvëluese vajza e djem që punojnë për të ndihmuarv bnjerëzit e tyre që qeveria i ka lënë pa bukë.

Sipas tij, Rama nuk është më kryeministër, por veç një mumje impotente që belbëzon në facebook.

Postimi i Vasilit:

Shqiptaret ne Kakavije digjen, KM krihet e kridhet!

KM i kerkohet sot te lere kredhjet ne det dhe krehjen politike ne FB e Tëiter dhe te perballet me dramen humanitare ne Kakavije.

Kakavije eshte ne Shqiperi dhe jo ne fund te globit.

Ne rruge ne mes te vapes perveluese jane shqiptare vellezerit,motrat, vajza e djem, qe punojne e robtohen dhe ndihmojne edhe njerezit e tyre ne Shqiperi te cilet qeveria i ka lene pa buke.

KM drejton qeverine dhe gjithshka qe nga logjistika dhe deri tek parate per te ndihmuar shqiptaret ne mes te rruges e ne veshtiresi.

Ndaj atij dhe vetem atij do ti kerkohet zgjidhja e kesaj situate.

KM ka zgjedhur te jape si ndihme nje postim ne FB sepse ka mbaruar si KM.

Sot cdo shqiptar ndihet shume keq qe parate e taksave te tyre jane me duart e nje KM qe s'leviz as gishtin ne kete dite halli.

S'ka më KM ka veç nje mumje impotente qe belbezon ne FB.

Shqiptareve nje KM si ky nuk ju duhet gjekundi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012455940246582
array(1) { ["section"]=> string(120) "shqiptaret-digjen-kryeministri-krihet-e-kridhet-vasili-akuza-ndaj-rames-eshte-vec-nje-mumje-impotente-qe-belbezon-217242" }