Shqiptarët donin hamburger, Basha u dha bugaçe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:42 08-06-2020 Shqiptarët donin hamburger, Basha u dha bugaçe Kreu i PD Lulizm Basha, sot ne Elbasan

Nga Gerti Shella

Kryetari I PD-së Lulzim Basha i bëri sot thirrje gjithë shqiptarëve që të mos rrijnë pa e provuar një herë bugaçen. Basha e quajti bugaçen e Elbasanit “croissant”-in shqiptar. Ai u shfaq i qeshur në videon ku filmonte vetën në plan të parë dhe bisnesin e vogël në sfond që i përgatiste bugaçen.

Bugacja është një tip hamburgeri që tregtohet në Elbasan gjatë orëve të mëngjesit. Brenda një simiteje apo piteje me miell gruri futet nje petë e cila gjithashtu është me miell gruri. Peta, por edhe simitja lyhen bujarisht me gjalpë. 

Teknikisht, nje hamburger është shumë më i sofistikuar se një bugaçe. Edhe një byrek është më kompleks se një bugaçe, pasi ka më shumë përbërës. Bugacja, me gjithë respektin për traditën elbasanase, është forma më e thjeshtë e kombinimit të brumit dhe prandaj  quhet ndryshe edhe “bukë me bukë”.  

Mund të merret me mend se Basha nuk u shfaq i lumtur sot vetëm se do hante një bugaçe, megjithë nostalgjinë për të. Tre ditë më parë forca politike që ai drejton nënshkroi një marrveshje zgjedhore e cila u komentua si sukses i rëndësishëm.

Shqiptarët do të donin gjithsesi që negociatat të prodhonin një Reformë Zgjedhore, duke filluar nga listat e hapura, proporcionali i pastër, votat e emigrantëve, etj. Po kjo nuk ndodhi, pasi kërkonte shumë përbërës. Reforma është diçka komplekse; është si të thuash një "hamburger", jo një "bugaçe". 

Por edhe marrveshja që u nënshkrua, mund të kishte qenë më komplekse, me disa fletë, le të themi si një "byrek". Marveshje mund t'i paketonte arritjet brenda petëve të lakrori që, sapo e sheh, të hap oreksin (për demokraci). Por jo, edhe ajo ishte shume sempliste, fiks si një bugaçe.  

Për të bërë një bugaçe përdorët i njëjti miell. Një pjese e brumit bëhet pite, një pjesë tjetër hapet e piqet si petë. Kaq e thjeshtë! Por kërkon mjeshtri' që të arrish ti japësh shije këtij kombinimi pa pikë proteine. Por, njësoj si znj. Moza qe i jep shije bugaçes, edhe negociatorët i dhënë "shije" marrveshjes dhe e shitën mirë në publik. Eh, Tradita! Gjalpi ku ajo ngjyhet pastaj...t'lym Polisi, çfarë nostalgjie!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093750953674316
array(1) { ["section"]=> string(52) "shqiptaret-donin-hamburger-basha-u-dha-bugace-209559" }