Shqiptarët duke zbatuar dekretin e presidentit… Qeshim, pasi për të qarë do të kemi kohë boll!

Publikuar tek: politike, më 14:44 19-06-2019 Shqiptarët duke zbatuar dekretin e presidentit… Qeshim, pasi për të qarë do të kemi kohë boll!

Shkruan Mentor Kikia:

Përtej gjithë asaj që po ndodh, kësaj katrahure, ku qeni nuk e njeh më të zotin, nuk i mungojnë as notat e humorit, pavarësisht se një humor i zi. Njerëz duke sulmuar ndërtesat publike ku janë vendosur KZAZ-të, kur pyeten nga gazetarët se përse e bëjnë, përgjigjen:

-Po zbatojmë dekretin e presidentit!

Më rrumpallë shteti s’ka qenë as kur u ngrit për herë të pasi turqit ikën nga ky territor i paqeverisur. Presidenti firmos një dekret. Gjykatë Kushtetuese nuk ka që ta vlerësojë është apo jo kushtetues. KQZ nuk e zbaton. Bashkitë e majta nuk e pranojnë. Kryebashkiakët e djathët e pranojnë. Ndërsa një qytetar e zbaton, duke i vënë zjarrin ndërtesës.

Çfarë do të ndodhë? - pyesin të gjithë. E çfarë do të ndodhë, pak është kjo? Edhe më doni?

Mos më gjykoni, nuk është ky shkrim as pro e as kundër njërës apo tjetrës palë. Eshtë vetëm një reflektim mbi “standardin” e zbatimit të dekretit të presidentit nga ai burri me kamioçinë që godiste derës e KZAZ-së për të ngarkuar materialet zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071780681610107
array(1) { ["section"]=> string(98) "shqiptaret-duke-zbatuar-dekretin-e-presidentit-qeshim-pasi-per-te-qare-do-te-kemi-kohe-boll-168868" }