Shqiptarët e Austrisë nuk e humbasin shansin, autografe dhe foto me lojtarët e Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 18:51 26-05-2016 Shqiptarët e Austrisë nuk e humbasin shansin, autografe dhe foto me lojtarët e Kombëtares

Kanë qenë disa dhjetra tifozë shqiptarë, që vizituan sot paradite ekipin kombëtar në stërvitjen e parë të skuadrës tonë kombëtare. Të ardhur nga zonat rreth Bad Waltersdorfit, së bashku me shumë fëmijë, ata kanë parë nga afër idhujt e tyre kuqezinj.

Pasi kanë ndjekur stërvitjen nga shkallët e stadiumit, ata kanë pritur së bashku me fëmijët futbollostët kuqezinj përpara se të hiplinën në autobus. Shumica e fëmijëve ishin të veshur me uniformën e kombëtares dhe kërkuan autografe nga lojtarët kuqezinj. Gjithashtu u bënë edhe shumë foto me lojtarët e kombëtares, të cilët i pritën me kënaqësi, tifozët e pranishëm dhe jua plotësuan të gjthëve dëshirat për foto apo autografe. Ata premtuan se do të vinin përsëri, ndërkohë që shumica konfirmoi se kishte prerë biletat, për ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit, që do të zhvillohet më datë 29 maj në Hartburg. (FSHF)

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091900825500488
array(1) { ["section"]=> string(94) "shqiptaret-e-austrise-nuk-e-humbasin-shansin-autografe-dhe-foto-me-lojtaret-e-kombetares-41585" }