Shqiptarët festojnë në mënyra të ndryshme dhe të çmendura. Shihni këtë të ri i cili ka ndjekur në banesën e tij ndeshjen me kallash në dorë.
Kur kanë mbetur pak minuta nga përfundimi i ndeshjes, ai del jashtë në oborrin e shtëpisë dhe gjen mënyrën më të keqe të mundshme: Qëllon me kallash në ajër.
Video po qarkullon në rrjetet sociale, është 44 sekonda, dhe është imazhi më i keq i kësaj feste të madhe për shqiptaret. Besohet se është bërë në Kosovë, ndërkohë që të rinjtë thërrasin “Shqipëri etnike”. Por do të jenë autoritetet që ndoshta do të mund të zbulojnë rastin.