Shqiptarët e Gjenevës protesta para OKB-së: Hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës

Publikuar tek: bota, më 17:14 16-05-2015 Shqiptarët e Gjenevës protesta para OKB-së: Hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës

Shqiptarët e Gjenevës  janë solidarizuar me ngjarjet në Kumanovë, duke protestuar para zyrave të OKB-së në Zvicër. Qindra protestues me afishe dhe flamuj kombëtarë në duar dënuan aksionin  dhe terrorin policor të ushtruar nga policia maqedonase ndaj banorëve në lagjen e “Trimave” në Kumanovë.

Në përfundim të tubimit , protestuesit dërguan një letër në zyrat e OKB-së, në të cilën i kërkohej sekretarit  të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon të kryhet një hetim ndërkombëtar për ngjarjen ku humbën jetën 22 persona.

“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për te ndeshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në  Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit nuk e kane vendin ne Qeverine  e Shkipit por në Hagë..” , shkruhet ndër të tjera në letër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074360370635986
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiptaret-e-gjeneves-protesta-para-okb-se-hetim-nderkombetar-per-ngjarjet-e-kumanoves-11320" }