Shqiptarët e kosovarët: Mungojnë drejtuesit e aftë dhe talentet e reja të prirur për biznes

Publikuar tek: ekonomi, më 19:30 14-10-2016 Shqiptarët e kosovarët: Mungojnë drejtuesit e aftë dhe talentet e reja të prirur për biznes

Drejtuesit e aftë dhe  mungesa e talenteve janë shqetësimi i kompanive më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.

Rreth 90 për qind e tyre janë shprehur se nuk ka të rinj që kanë mëndësi të prirura drejt biznesit. Në një studim ku janë përfshirë 66 kompani biznesi në të dy vendet ka rezultuar se në 89% të rasteve sfida kryesore me të cilën hasen drejtuesit është angazhimi maksimal i punonjësve në punë.

Jetëgjatësia e shkurtër e stafit në të njëjtin vend pune është vërejtur në 50% të rasteve. Anketimi i realizuar nga AIMS Insternational Albania, një kompani specializuar në sektorin e menaxhimit të kapitalit njerëzor, ka për qëllim që të kuptojë se cilat janë vështirësitë që ndeshin këto kompani në lidhje me kapitalin njerëzor.

E në fakt të dhënat janë jo pak shqetësuese, kur shifrat tregojnë mungesën e burimeve njerzore të specializuara në kompanitë e biznesit në këto dy vende. Studimi u paraqit në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Tirane ku morën pjesë 120 ekspertë të huaj nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028502941131592
array(1) { ["section"]=> string(96) "shqiptaret-e-kosovaret-mungojne-drejtuesit-e-afte-dhe-talentet-e-reja-te-prirur-per-biznes-56215" }