Ky është momenti i arrestimit të 4 shqiptarëve nga Kosova, në Itali, Efektivët e policisë italiane i kanë vënë në pranga, pas hetimeve thuajse 1-vjeçare për aktivitetin e tyre.
Akuzat ndaj tyre do të formulohen dhe kanë të bëjnë me kërcënime dhe thirrje në rrjetet sociale.
“Kujtohuni që nuk do të ketë më një Papë pas kësaj, ky është i fundit’’, kjo është ajo që shkruanin në web 4 kosovarët e ndaluar nga policia në bashkëpunim me policinë e Kosovës.
Dy të ndaluarit do të dërgohen në Kosovë, një është në mbikqyrje speciale për terrorizëm dhe i katërti, truri i celulës, i bllokuar në Kosovë u arrestua atje.
Gjatë kontrolleve u gjetën dy armë zjarri, një pistoletë dhe një pushkë, disa aparate elektronike. Operacioni u emërtua ‘’Van Damme’’.
4 kosovarët do të jenë përgjegjës për propagandë xhihadiste në rrjete sociale dhe mbrojtje të terrorizmit dhe të nxitjes së urrejtjes racore.
Pika e tyre e referimit ka qenë Samet Imishiti, i arrestuar në Kosovë dhe i lidhur me ISIS. Kreu i dyshuar është arrestuar në fshatin Hani i Elezit, në lindje të Kosovës.
Sameti ka marrë pjesë në ‘’konfliktet me armë jashtë Kosovës’’ dhe kishte kërcënuar në ‘’Facebook’’ edhe ish-ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë Tracy Ann Jacobson.
‘’Amerikano-hebreja thotë se qeveria e re do të luftojë korrupsionin…unë i them kësaj zonje që derisa të jenë ata në Kosovë, nuk do të ketë drejtësi…kjo mosbesimtare meriton ndërshkimin me Sharia’’.
Për shumë vite Sameti kishte jetuar në Chiari, Brescia ku punonte si murator. Në apartamentin e tij ku banonte i vëllai Ismail Imishti, edhe ai i arrestuar, u gjet material propagandistik dhe software-i që i ndihmonin për t’u lidhur me të dyshuarit e tjerë.