Shqiptarët e Malit të Zi bashkohen në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët

Publikuar tek: rajon, më 15:27 26-07-2020 Shqiptarët e Malit të Zi bashkohen në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët Nazif Cungu

Partitë shqiptare në Malin e Zi po bëjnë përpjekje për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, I cili ka shkruar në rrjetet sociale se partitë shqiptare në Malin e Zi kanë vendosur të bashkojnë votat.

“Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët”, shkruan Cungu.

Bashkimi i partive shqiptare do të siguronte më shumë vende në parlamentin e Malit të Zi, duke i bërë shqiptarët faktorë të rëndësishëm në jetën politike të shtetit fqinj.

Të bindur se një list është zgjedhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistimin e asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t’i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar”.

“Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkveprim, edhe në këtë mënyrë dëshrojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e një liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit” thuhet mes tjerash në njoftimin e Cungut.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012281179428101
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiptaret-e-malit-te-zi-bashkohen-ne-zgjedhje-do-te-dalin-me-nje-liste-te-perbashket-215032" }