Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut shkruajnë historinë pas 19 vitesh, kualifikohen në Europian për herë të parë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 20:14 12-11-2020 Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut shkruajnë historinë pas 19 vitesh, kualifikohen në Europian për herë të parë (VIDEO) Moment feste

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll për meshkuj shkruan historinë.  

Ekipi i drejtuar nga Igor Angelovski fitoi finale e divizionit D të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në finalet e Euro 2020 (programuar për tu luajtur në verën e ardhshme) për herë të parë në historinë e saj.

Maqedonia e Veriut triumfoi me shifrat 1-0 përballë Gjeorgjisë, falë një goli të Goran Pandev në minutën e 56-të të takimit.

Pjesë e këtij suksesi janë edhe futbollistët me origjinë shqiptare, si Ademi, Alioski, Musliu, Bejtulai dhe Enis Bardhi, me këtë të fundit që mungoi në përballjen kyçe.  

Maqedonia e Veriut kualifikohet për herë të parë në turnetë ndërkombëtarë që prej debutimit të saj në kualifikueset e organizuar nga UEFA e FIFA, 19 vite më parë. Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e grupit C në Euro 2021, teksa do të përballet me kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultatet e dobëta dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë, Tirana shkarkon trajnerin Emanuel Egbo
»
Article Logic
Execution time: 0.010184049606323
array(1) { ["section"]=> string(122) "shqiptaret-e-maqedonise-se-veriut-shkruajne-historine-pas-19-vitesh-kualifikohen-ne-europian-per-here-te-pare-video-227508" }