Një zjarr ka shpërthyer mbrëme në një fabrikë në Eichfeld, e për pasojë një person ka marrë lëndime të rënda nga djegia dhe gazi helmues.
Sipas “Panorama” shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë, dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë përmes flakëve të shtëpisë që po digjej prej nga kanë nxjerrë jashtë një banor 69 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Personi i shpëtuar është bartur në një klinikë speciale në Hanover me lëndime të rënda nga djegia dhe nga gazi helmues. Dy shpëtimtarët, njëri 41 dhe tjetri 44 vjeçar kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e gazit helmues.