"BLUE ODYSSEY" grupi fitues nga Shqipëria që konkuroi në “Nasa Space Apps Challenge 2017” ka ofruar një mundësi si mund të udhëtojmë të gjithë në hapësirë.
Ky ekip tashmë kërkon nga NASA që t’i ofrohet mundësia çdo individi të provojë një udhëtim në hapësirë qoftë edhe nga komforti i shtëpisë.
Ekipi shqiptar kërkon ta bëjë të mundur këtë sfidë duke i ofruar NASA-s për sfidën "Space Jockey" zhvillimin e 2 mjeteve. Këto mjete bazohen në teknologji përkatësisht VR (Virtual Reality) dhe AR (Agmented Reality).