Shqiptarët inatosen me BBC-në: Shihni punën tuaj, mos u merrni me kanabisin tonë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:54 02-12-2016

Rrjeti gjigand britanik, BBC ka realizuar një dokumentar për kanabisin në Shqipëri dhe eksportin e tij drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Itali.

Por në videon disa sekonda të publikuar në faqen e ‘Facebook’-ut të BBC, shumë shqiptarë kanë marrë në mbrojtje këtë fenomen, ndërsa kërkojnë nga kjo media që të merret me problemet brenda vendit dhe jo ato të Shqipërisë.

450 493 persona e kanë parë deri më tani këtë video, mbi 4 mijë kanë reaguar, 3046 të tjerë e kanë shpërndarë në profilet e tyre, ndërsa më shumë se 2 mijë persona kanë komentuar, një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë.

Ja disa nga komentet e shqiptarëve kundër BBC:

-Shqipëria shteti më i fortë në planet. Një bravo për Shqipërinë.

-Është e trishtueshme që BBC shpenzon kaq shumë parë dhe kohë për këtë problem në Shqipëri kur shumë më lehtë mund të kishin kontrolluar në rrugët e Britanisë ku problemi është më i madh.

-BBC, ju keni problem të madh në Londër, ju nuk flisni për edukimin dhe shërbimet shëndetësore por flisni për Shqipërinë. A e dini sa njerëz të moshuar në Londër nuk kanë shërbime dhe presin në spitale për orë të tëra për një infermiere? BBC, ju nuk flisni për territorin që i është konfiskuar Shqipërisë dhe i është dhënë shteteve të tjera, kjo është një histori e mirë për t’u dëgjuar.

-Shumë histori e vërtetë, por qytetarët janë të varfër. Ku shkojnë gjithë ato para? Pyesni qeverinë për këtë, ata janë pronarët e kanabisit.

-Nëse në Hollandë lejohet pse jo në Shqipëri? Le të përballemi me gjërat më të këqija që mund të bëjë një shtet, të prodhojë armë, konflikt, luftra dhe të vrasë njerëz të pafajshëm.

-A mund t’i kujtojmë Britanisë për Lordët dhe deputetët që përdhunojnë fëmijë?! Askush nuk është krenar për këtë histori, por ju duhet të vini dhe të promovoni gjëra më interesante këtu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019687175750732
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiptaret-inatosen-me-bbc-ne-shihni-punen-tuaj-mos-u-merrni-me-kanabisin-tone-61396" }