Shqiptarët indiferentë ndaj koronavirusit/ Iljazaj: Kafenetë janë plot, o jam unë idiot o janë ata

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:22 10-03-2020 Shqiptarët indiferentë ndaj koronavirusit/ Iljazaj: Kafenetë janë plot, o jam unë idiot o janë ata Iljazaj

Analisti i ri Ervis Iljazaj jep alarmin lidhur me faktin që shqiptarët po e marrin “lehtshëm” koronavirusin dhe vazhdojnë mbushin kafenetë.

“Dola në ballkon dhe pashë kafenete plot. Tani, o jam unë idiot që s’kam dalë nga shtëpia o janë ata”, shkruan Iljazaj i cili vetë, sipas këshillave të ekspertëve është karantinuar.

Në fakt ende ndërgjegjësimi nuk është në nivelin e duhur sa i takon këtij virusi. Jo vetëm lokalet por edhe mjetet e transportit urban e vendet ku duhen shmangur grumbullimet, vijojnë të jenë të tejmbushura.

Deri tani, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 10.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092108249664307
array(1) { ["section"]=> string(102) "shqiptaret-indiferente-ndaj-koronavirusit-iljazaj-kafenete-jane-plot-o-jam-une-idiot-o-jane-ata-198111" }