Shqiptarët indiferentë ndaj zgjedhjeve në Greqi, voton vetëm 1/10 e shqiptarëve

Publikuar tek: rajon, më 12:03 27-05-2019 Shqiptarët indiferentë ndaj zgjedhjeve në Greqi, voton vetëm 1/10 e shqiptarëve

Shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë në Greqi janë treguar indiferentë ndaj zgjedhjeve pasi vetëm  1/10 e tyre kanë votuar në zgjedhjet lokale dhe ato të Parlamentit Europian.

Numri i shtetasve shqiptarë me shtetësi greke llogaritet në 235.000.

Nga këta, emigrantë të brezit të parë dhe të dytë të emigrantëve janë 90.000 në të gjithë Greqinë, prej të cilëve të drejtë vote kanë rreth 76.000 shqiptarë.

Në zgjedhjet e djeshme europarlamentare dhe lokale kanë votuar vetëm 7000 emigrantë shqiptarë me pasaportë greke, të tjerët thjesht injoruan këtë shans të madh për evidentimin e të drejtave të tyre në BE dhe Greqi.

Për sa i përket homogjenëve grekë të Shqipërisë, gjithsej janë pajisur me pasaportë greke rreth 100.000, nga të cilët jetojnë në territorin grek rreth 60.000. Megjithëse të dhënat zyrtare për shifrat e minoritarëve nuk janë publikuar akoma, nga të dhënat e përgjithshme rezulton se nuk kanë votuar mbi 15.000 homogjenë shtetas grekë.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Vendimi vjen pas disfatës së partisë Syriza në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Sipas rezultateve, partia opozitare Demokracia e Re kryeson me 10%. Një deputet në Parlamentin Europian pritet ta sigurojë edhe partia e neonazistëve Agimi i Artë.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072422027587891
array(1) { ["section"]=> string(85) "shqiptaret-indiferente-ndaj-zgjedhjeve-ne-greqi-voton-vetem-1-10-e-shqiptareve-165859" }