‘Shqiptarët janë kafshë që duhen zbutur’, Ish-gjyqtari i EULEX në Kosovë akuza kolegut të tij për racizëm

Publikuar tek: rajon, më 21:45 22-11-2019 ‘Shqiptarët janë kafshë që duhen zbutur’, Ish-gjyqtari i EULEX në Kosovë akuza kolegut të tij për racizëm Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolmm Simons

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i ardhur në Kosovë që prej vitit 2008, është institucioni evropian që mbështet institucionet e zgjedhura të Kosovës për sundimin e ligjit në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Media kosovare, Gazeta Insajder, ka ndërmarrë disa shkrime në lidhje me keqpërdorimin e drejtësisë nga EULEX-i në Kosovë, duke sjellur detaje se si janë orkestruar disa gjykime.

Sipas Insajderit kur EULEX-i donte të dënonte dikë, pavarësisht mungesës së provave, përzgjidhte prokurorin dhe gjyqtarët që zbatonin urdhra politikë. Një rast i tillë sipas gazetës Insajderi ka qenë edhe rasti i grupit ‘Drenica’, ku një grup i disa ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, zona operative e Drenicës, dënohen për krime lufte.

Në këtë gjykim sipas Insajderit, kishte edhe afera seksuale mes dy gjyqtarëve ndërkombëtarë të EULEX. Kryetari i trupit gjykues në këtë rast, polaku Darius Sielicki, të akuzuarit e grupit të ‘Drenicës’ i quante kafshë dhe shprehte urrejtje për shqiptarët.

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolmm Simons, ka bërë akuza të rënda për kolegët e tij gjyqtarë dhe stafin menaxhues të misionit.

Sielicki, sipas ish-gjyqtarit Malcolmm Simons ishte i përkëdheluri i EULEX-it për rastet e gjykimit të profilit të lartë. Ai njihej si gjyqtar i dëgjueshëm për të shpallur dënime me urdhra politikë.

‘Caktimi i gjyqtarëve në një lëndë u bë një betejë e rregullt me ​shefin e Misionit. Kur një çështje e profilit të lartë duhej të renditej për gjykim, do të më kërkohej të caktoja një gjyqtar ‘’simpatik’’ të çështjes.

Gjyqtari Sielicki ishte shpesh zgjedhje e preferuar dhe ekzistonte një perceptim i përgjithshëm që ai do të dënonte ose do të shkonte në favor të prokurorit’, ka shkruar Simons në padinë e tij dorëzuar në Gjykatën e Bashkimit Evropian në Londër.

Simons, ka akuzuar edhe ish shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci për ndërhyrje në drejtësinë kosovare, transmeton newsbomb.al. 

‘Meucci më tha që priste që unë të ndaja lëndët për gjyqtarët, tek të cilët misioni mund të kishte besim se do të shpallnin të dënuar’, ka pretenduar në padinë e tij ish-gjyqtari i EULEX, Simons.

Përveç presioneve dhe kërcënimeve me largim nga puna që u bëheshin gjyqtarëve të “padëgjueshëm”, Simons akuzonte gjyqtarët e EULEX-it për korrupsion pasi kishin lëshuar vendime jo të favorshme për stafin menaxhues të Misionit të EULEX.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028785943984985
array(1) { ["section"]=> string(109) "shqiptaret-jane-kafshe-qe-duhen-zbutur-ish-gjyqtari-i-eulex-ne-kosove-akuza-kolegut-te-tij-per-racizem-186858" }