'Shqiptarët janë kriminelë', ish-ambasadori i OSBE Bosch: Artikull i pavërtetë i gazetës holandeze

Publikuar tek: aktualitet, më 22:48 15-05-2019 'Shqiptarët janë kriminelë', ish-ambasadori i OSBE Bosch: Artikull i pavërtetë i gazetës holandeze Robert Bosch, Ish Ambasadori i OSBE-së në Tiranë

Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch duke komentuar një artikull të gazetës kryesore holandeze ku shqiptarët cilësohen si kriminelë, thotë se ai është i pavërtetë.

Në një prononcim për Top Story, iash-ambasadori tha se prokurori që kishte dhënë intervistë për gazetën dhe ku i cilësonte shqiptarët si të dhunshëm, po fliste budallallëqe.

'Një gjë e keqe ndodhi të martën në mëngjes, fiks kur do të bëhej votimi. Gazeta kryesore në Holandë, si të thuash “Frankfurt Algemajner”, nxori një artikull shumë negativ kundër Shqipërisë. Ishte një intervistë me një prokuror në Amsterdam, i cili, për mendimin tim, po fliste budallallëqe. Por kjo s’është asgjë. Por e dhanë një përgjigje dhe vetë, duke thënë se sa të këqij janë shqiptarët. Thoshin që shqiptarët janë popull shumë të dhunshëm. Pastaj vazhdonin me pesë pika për të vërtetuar atë që do të thoshin, por nuk është e vërtetë. Thoshin që një libër shkolle të viteve 1905 i përshkruante shqiptarët si njerëz malesh shumë të dhunshëm. Thoshin që Shqipëria renditet e para për dhunën në familje, gjë që nuk është e vërtetë.Thoshte që kanë numrin më të lartë të vrasjeve. Që nuk është e vërtetë.Dhe mund të vazhdosh me një listë të gjatë gjërash që nuk janë të vërteta', tha Robert Bosch, Ish Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016107082366943
array(1) { ["section"]=> string(101) "shqiptaret-jane-kriminele-ish-ambasadori-i-osbe-bosch-artikull-i-pavertete-i-gazetes-holandeze-164485" }