Shqiptarët kapen në superrjetin ndërkombëtar të kokainës, 500 në pranga për 2.8 ton

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 01-07-2015 Shqiptarët kapen në superrjetin ndërkombëtar të kokainës, 500 në pranga për 2.8 ton

Një superaksion në mbi 33 vende të botës, mes të cilëve edhe trafikantë shqiptarë të kapur. Më shumë se 500 persona janë arrestuar me 2.8 ton kokainë në një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare, ku kanë bërë pjesë edhe trafikantët nga Shqipëria. Operacioni “Blue Amber” nga EUROPOL-i, është kthyer në një superaksion në shumë vende të botës.  Arrestimet janë kryer në 260 zona ku u gjetën trafikantët e dyshuar.

Nuk jepen të dhëna rreth emrave të arrestuar, por operacioni kanë përfshirë vendet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Islanda, Turqia, Nigeria, Abu Dhabi, Australi, Dubai, Hong Kongu, Indonezia, Malajzia, Zelanda e Re, Filipinet, Katari, Tajlanda, Panamaja, Kosta Rika, Ekuadori, Peruja, Republika Dominikane, Brazili, Meksika, Guatemala dhe Bolivia.

500 të arrestuarit janë të dyshuar si persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, në trafikun e qenieve njerëzore, në trafikun e armëve, falsifikimit të mallrave, emigracionit të paligjshëm dhe në krim kompjuterik.Janë konfiskuan  2.8 tonë kokainë dhe 110 kg heroinë, 390 mjete dhe 1300 ton metale të vjedhura.

Transporti kryhej me kontenierë dhe korrierët transportonin më pak në sasi.  Korrierët e drogës udhëtonin me avionë nga Amerika e Jugut drejt Evropës duke transportuar kokainë, ndërsa ata me heroinë nga Afghanistani dhe Pakistani në Evropën Perëndimore. Mënyra e transportimit ishte duke e fshehur kokainën në rroba dhe këpucë, deri në fshehjen e heroinës në instrumente mjekësore.

Mendohet se rrjeti ndërkombëtar përdorte edhe emigrantët e paligjshëm. Një ''shtëpi e sigurtë'' për emigrantët e paligjshëm është zbuluar në Hungari.

“500 të arrestuarit në këtë operacion janë një kujtesë për kriminelët që nuk duhet të ndjehen asnjëherë të sigurtë askund. Europol do të vazhdojë të mbështesë lidhjet kombëtare për të forcuar agjencitë e inteligjencës dhe kapacitetet teknike’’, thotë Rob Wainëright, drejtor i Europol.

Operacioni u mbështet nga Komuniteti i Policisë e Amerikave (Ameripol), Konventa e Bashkëpunimit Policor për Sekretariatin e Europës Juglindore (PCC-SEE), Qendra Ligjzbatuese për Europën Juglindore (SELEC), Rrjeti Europian i Policisë Rrugore (TISPOL), Misioni i Bashkimit Europian i Asistencës Kufitare për Moldavinë dhe Ukrainën (EUBAM), Frontex, Interpoli dhe Eurojust.

Vetëm një vit më parë u kapën 2.7 ton drogë dhe u prangosën 1 mijë persona, në operacionin ndërkombëtar “Archimedes”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do zhvendosen Palmat e autostradës? Ministri Haxhinasto: Po ngrihet furtunë në një gotë uji
Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, Aldo Kobuzi burri i italianes që lufton në Siri »
Article Logic
Execution time: 0.012472152709961
array(1) { ["section"]=> string(88) "shqiptaret-kapen-ne-superrjetin-nderkombetar-te-kokaines-500-ne-pranga-per-2-8-ton-15066" }