Shqiptarët më të deportuarit nga Franca, ia kalojnë edhe marokenëve

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 06-06-2019 Shqiptarët më të deportuarit nga Franca, ia kalojnë edhe marokenëve Azilante ne France (Foto ilustruese)

Në raportin e parlamentit francez të publikuar ditën e djeshme, u deklarua se emigrantët shqiptar pa dokumenta renditen të parët nga të gjitha kombësitë e deportuar nga Franca këtë vit.

I njëjti raport deklaroi se kostoja e deportimit ka kushtuar 500 milionë euro (564 milionë dollarë), ndërsa Kthimi dhe Riintegrimi i Vullnetshëm i Ndihmuar (AVRR) ka kushtuar gjashtë herë më pak. AVRR është një program që synon kontrollin e emigrantëve në mënyrë humane dhe të rregullt.

‘Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, ky vit shënon numrin më të lartë të emigrantëve të deportuar nga Franca. Kostoja e tyre për financat publike shkoi gjysëm miliardë euro vitin e kaluar’, tha një zyrtar qeveritar.

Sipas raportit Shqipëria kryesonte listën me më shumë se 2,112 emigrantë të dëbuar, pasuar nga Rumania me 1909 emigrantë të dëbuar.

immigrants.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036489009857178
array(1) { ["section"]=> string(73) "shqiptaret-me-te-deportuarit-nga-franca-ia-kalojne-edhe-marokeneve-167194" }