Sot në katedralen e Shën Gjergjit në Boston shqiptarët u mblodhën në një simpozium përkujtimor për Fan S. Nolin, për 50 vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Kishës Autoqefalë Shqiptare.
Siç informon gazeta Dielli në SHBA, përgatitja për këtë ngjarje ka filluar me një plan pune nga biblioteka noliane, në bashkëpunim me studiues e shkrimtarë që kanë qenë të ftuar në këtë aktivitet.
Aktivitetin e përshëndeti edhe ish ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, i cili në 31 tetor dorëzoi detyrën e ambasadorit pas kontraditave të shumta që kishte me qeverinë.
Ai madje, sjell edhe foton nga aktiviteti përpara se ngjarja të bëhet publike nga mediat shqiptare atje.