Shqiptarët pa para, por me pasuri të paluajtshme

Publikuar tek: ekonomi, më 09:01 29-04-2019 Shqiptarët pa para, por me pasuri të paluajtshme

Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se, 95% e tyre kanë 1-2 prona, por 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare Shqipëria i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta europiane, por zotërimet në pasuri ta paluajtshme janë befasuese. 95% e familjeve shqiptare zotërojnë më shumë se 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Banka e Shqipërisë anketoi në lidhje me gjendjen e pasurisë 1118 familje dhe gjeti se sipas deklarimeve të tyre, ata zotërojnë1645 prona të patundshme të llojeve të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se 95% prej tyre ose 1064 familje zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesishtshtëpi banimi ose kombinim i një banese dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’, etj.

Përafërsisht 3% e familjeve deklaruan se zotërojnëmë shumë se 2 prona të patundshme dhe 2% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë’ asnjë pronë të patundshme.

Pasuri të patundshme në nivele të kënaqshme kanë edhe familjet huamarrëse. 94% e tyre zotërojnë 1-2 prona të patundshme në momentin eintervistimit dhe kjo peshë është rritur në gjysmën e dytë të vitit 2018. Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqe toke. 4% e familjeve e tyre deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 2% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’.

Gjysma e familjeve nuk zotërojnë kursime

Teksa zotërimi i pasurive është në nivele tëadmirueshme, pothuajse nga të gjitha familjet, gati gjysma e tyre nuk zotëron asnjë pasuri financiare si llogari bankare apo depozita.

Nga përgjigjet e dhëna, rezulton se 43% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare dhe kjo ështërritur me 14 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar. Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë llojpasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dheose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve,64% e rasteve të raportuara.

Nga ana tjetër, duket se familjetu janë drejtuar formave të tjera të investimit të pasurisë financiare brenda sistemit (në total), pasi pesha totale e tyre ka shënuar rritje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, përkatësisht me 5 pikë përqindje të totalit të familjeve. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka pasur rritja e rasteve të investimit në fonde private tëpensionit.

Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit depozita/llogari bankare, investime të tjera), ka shënuar rënie si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve, e ardhur kryesisht nga rënia e peshës së depozitave/llogarive bankare në strukturën e pasurisë financiare të familjeve.

Të ardhurat nga vijnë dhe shpenzimet ku shkojnë

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2018, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve mesatare të të ardhurave krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijojnë të mbeten në nivelin ‘17-50 mijë lekë’, ndërsa rreth 28% e tyre i përkasin nivelit të të ardhurave mujore ‘50-100 mijë lekë’. Krahasuar me vrojtimin e kaluar, të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 1 pikë përqindje.

Në shpërndarjen e familjeve, sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 52% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (‘mbi 50 mijë lekë në muaj’) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë, por është rritur në terma vjetorë. Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve. Si rezultat, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve, duket disi e zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.

Indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së vrojtuar, duke rezultuar në vlera të përafërta. Gjithsesi, rritja e indeksit të të ardhurave ka qenë pak më e lartë se ajo e indeksit të shpenzimeve, duke rezultuar në një përmirësim të lehtë të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.

Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro) në raporte të ndryshme ndaj totalit të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në dy vitet e fundit.

Burimet e të ardhurave

Numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi apo vetëpunësimi në sektorët shtetërorë, privatë ose burime të tjera, ka shënuar rritje në terma 6-mujorë (me 2.2%) dhe në terma vjetorë (me 1.8%). Në vitin gjashtëmujorine dytë 2018, rritja në terma vjetorë ka ardhur nga rritja e të punësuarve në sektorin privat (me 3.9%) dhe rritja e numrit të tëvetëpunësuarve (me 7.6%), ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin shtetëror ka rezultuar në rënie me 11.7% gjatë vitit. Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) është rritur lehtësisht, duke arritur në 11% të tëpërgjigjurve ose gjithsej 118 familje. Në këtë grup familjesh, rreth 59% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.)’, 25% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’ dhe 4% nga ‘interesa të fituara nga para të dhëna hua të tretëve’. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim burimesh, kryesisht nga qiradhënia dhe interesat nga kursimet. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve në tërësi, është rritur gjatë periudhës së vrojtuar. Rritja e të ardhurave ka qenë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve.

26% e familjeve me borxhe

Rreth 26% e familjeve deklaruan se 6-mujorin e dytë të vitit 2018 kanë hua për të paguarpavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje. Kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, duke mbetur nën mesataren historike të vrojtuar. Te këto familje, indekset e të ardhurave dhe të shpenzimeve kanë shënuar rënie gjatë periudhës.

Rreth 70% e vlerës së huasë është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale. Kjo strukturë reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sëhuasësipas monedhës, rezulton se rreth 86% e saj deklarohet në lekë, ndërsa 14% në euro.

Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 27% e tepricës së huasë deklarohet për blerjen/riparimin e një prone, 44% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 9% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për ‘blerje/riparim prone’ ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për ‘zhvillim biznesi’ dhe për ‘konsum’ është rritur.

Sa është i përballueshëm borxhi

Shumica e familjeve huamarrëse (82%) deklarojnë që kësti ihuasë nuk ka ndryshuar gjatë 6-mujorit të dytë 2018. Balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve tregon për një rënie të këstit të kredisë gjatëperiudhës, por me një ritëm më të ulët krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 59% e familjevehuamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve rezulton në përmirësim të aftësisë së tyre paguese, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, rreth 80% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të tëpërgjigjurve tregon për pritje më të dobëta. Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019, vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje.

Në rreth 31% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare, ku 27% e rasteve janë në trajtë kredie dhe 4% janë në trajtë kartash krediti dhe overdraft. Kjo peshë ka shënuar rënie me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 4 pikëpërqindje krahasuar me një vit më parë. Në rreth 44% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e prasë në dorë, duke shënuar rritje me 6 pikëpërqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe rritje me 3 pikë %. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (22% e rasteve të huamarrjes), por në rënie gjatë periudhës së vrojtuar/ Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024603128433228
array(1) { ["section"]=> string(54) "shqiptaret-pa-para-por-me-pasuri-te-paluajtshme-162231" }