Shqiptarët sërish me shpresa, rritet numri i azikërkuesve drejt Gjermanisë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:32 19-10-2016 Shqiptarët sërish me shpresa, rritet numri i azikërkuesve drejt Gjermanisë

Ndonëse i kthyen një vit më parë kur ishte fluksi më i madh i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë, sërish ata shpresojnë për një jetë më të mirë.

 Sipas raportit të EUROSTAT numri i azilkërkuesve shqiptarë në në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë shtatorit.

Nga të dhënat zyrtare të BE-së rezulton se gjatë shtatorit 2 250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për këtë vit.

Në janar ky numër ishte 1 200, ndërsa në mars vetëm 825 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues.

Por, numri i tyre nisi të rritej sërish gjatë muajve të fundit dhe pikërisht,  në 1 390 azilkërkues në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator.

Në total nga janari në shtator, 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit.

Megjithatë ky është një numër tepër i ulët po ta krahasojmë me vitin 2015 ku mbi 44 mijë veta kërkuan azil.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021881103515625
array(1) { ["section"]=> string(79) "shqiptaret-serish-me-shpresa-rritet-numri-i-azikerkuesve-drejt-gjermanise-56754" }