Shqiptarët shkatërruan mafien malteze, sot drejtojnë biznesin e seksit në Angli

Publikuar tek: bota, më 10:47 03-04-2016 Shqiptarët shkatërruan mafien malteze, sot drejtojnë biznesin e seksit në Angli

Gjatë këtij mijëvjeçari, në qytezën e Sohos në Britani të Madhe, mafia malteze ka drejtuar biznesin e seksit por, vitet e fundit është detyruar të largohet nga mafia shqiptare.

Në librin e tij “This is London”, autori Ben Judah, shkruan se “Luftërat e Ballkanit sollën të paktën 30 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Londër” e pas kësaj, shqiptarët thotë autori, filluan të drejtonin biznesin e seksit, duke i zënë vendin mafiozëve të vjetër maltezë.

“Maltezi i parë u rrëzua në gjunjë kur një shqiptar i vendosi armën në kokë. Ai hoqi dorë nga biznesi i bordellove dhe pranoi kushtet e shqiptarit, por tani këta të fundit kishin nevojë për vajza më të mira dhe më të lira. Shqiptarët blenë një kamion dhe shkuan në Moldavi. Ata udhëtuan nëpër fshatra dhe u premtuan vajzave aty se do t’i ofronin punë në fushën e modelimit. Më pas i përdhunuan dhe i trafikuan. Kjo është se si shqiptarët shkatërruan maltezët”, shpjegon autori, transmeton "Panorama".

Por, kjo nuk mbaron me kaq sipas tij. Shqiptarët morën nën zotërim edhe parkingjet në këtë zonë dhe i bërë me pagesë. Ata korruptuan edhe një polic rrugor në qytezën Soho për të nxjerrë fitime nga parkingjet me pagesë.

Në këtë mënyrë thuhet në libër, lulëzoi mafia shqiptare në këtë zonë të Britanisë së Madhe, duke marrë trafikuar shumë vajza dhe morën nën kontroll bordellot që i përkisnin mafies malteze për shumë vite. /The Independent/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë në lindje të Australisë, alarm për cunami
Trump: Lufta bërthamore mes Japonisë dhe Koresë së Veriut do ishte e tmerrshme, por edhe ndodh »
Article Logic
Execution time: 0.024422883987427
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiptaret-shkaterruan-mafien-malteze-sot-drejtojne-biznesin-e-seksit-ne-angli-36722" }