Shqiptarët shpërndanë aq shumë kokainë në Londër, sa u bënë 'dru' edhe peshqit e lumit Thames

Publikuar tek: bota, më 23:18 15-07-2019 Shqiptarët shpërndanë aq shumë kokainë në Londër, sa u bënë 'dru' edhe peshqit e lumit Thames

Një bandë shqiptarësh prej 12 anëtarësh që shpërndanin kokainë në Londër u dënua sot me 33 vite burg në total.

Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe, shqiptarët kishin shpërndarë aq shumë kokainë sa që kishin arritur të “bëheshin dru” edhe peshqit e lumit Thames.

Gjurmë të kokainës u vunë re në organizmin e ngjalave të lumit gjatë monitorimit. Sipas ekspertëve droga e klasit të parë ka përfunduar në lumë pas konsumit nga londinezët, të cilët më pas kanë urinuar, duke bërë që kokaina të përhapet në lumë, raporton Newsbomb.al.

Londra ka probleme të mëdha me sistemin e ujërave të zeza, të cilat shkarkohen në këtë lumë.

Në momentin e arrestimit shqiptarëve iu gjet 1.2 kilogram kokainë, para kesh dhe dy telefona që i përdornin për të drejtuar rrjetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015284061431885
array(1) { ["section"]=> string(97) "shqiptaret-shperndane-aq-shume-kokaine-ne-londer-sa-u-bene-dru-edhe-peshqit-e-lumit-thames-172326" }