Shqiptarët të pakënaqur me dorëheqjet, duan burgosje dhe sekuestrim pasurish për gjyqtarët e korruptuar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 31-01-2017 Shqiptarët të pakënaqur me dorëheqjet, duan burgosje dhe sekuestrim pasurish për gjyqtarët e korruptuar

Reforma në Drejtësi po e jep efektin e saj, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pasi janë vënë përballë deklarimit të pasurisë duke zgjedhur të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Vetëm sot janë dorëhequr tre gjyqtarë, por megjithatë numri i largimeve mbetet shumë i vogël në krahasim me “furtunën” që ishte parashikuar të ndodhte.

Por qytetarët shqiptarë, që kanë perceptimin më negativ dhe kanë shpehur hapur mosbesimin e madh në sistemin e drejtësisë, nuk kënaqen thjeshtë me dorëheqjet.

Shumë prej tyre shprehen se reforma e plotë dhe e shëndetshme do të quhej vetëm në rastin kur autoritetet t'ia sekuestrojnë pasuritë e pajustifikuara dhe t'i burgosin gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Reagime të tilla gjen pa fund në statusin e kryeministrit Edi Rama që përshëndet largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që s'duan të përballen me vetingun.

Është e çuditshme si këta persona nuk hetohen edhe ndëshkohen por thjesht japin dorëheqjen dhe kaq... Çfarë drejtësie është kjo?”, pyet një qytetar kryeministrin Rama, i cili e ka gati përgjigjen:

Hetimin dhe ndëshkimin e bën një drejtësi e drejtë jo kjo që kemi”.

Vettingu duhet të shkojë deri në fund. Dorëheqja tregon frikë por ligji duhet të veprojë me forcë. Të MOS jesh pjesë e drejtësisë është njera anë po të tregosh se nga i ke marrë gjithë këto fitime, gjithë këtë lluks është ana tjetër. Urime z. KM”, shkruan një komentues tjetër të cilin Rama e siguron se do të ndohin “hap pas hapi”.

Hap pas hapi Angel, nuk bëhen në gjashtë muaj ato që s'u bënë në gjashtëqind vjet!”.

Besimin se do pasojnë hetime dhe burgosje kryeministri Rama shpreh edhe në përgjigjen ndaj komentueses që i shkruan “Pse ti hynë vetingut ata kur i kanë mbushur xhepat plot budallenj janë”.

Rama përgjigjet me një shprehje popullore: “Dardha e ka bishtin prapa thonë o Lane…” /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalizohet operacioni ‘ICE MAN’, arrestohet 28-vjeçari (Emri)
Shtyhet seanca e ballafaqimit me biznesmenin, avokatët e Shullazit japin dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.011505126953125
array(1) { ["section"]=> string(108) "shqiptaret-te-pakenaqur-me-doreheqjet-duan-burgosje-dhe-sekuestrim-pasurish-per-gjyqtaret-e-korruptuar-67241" }