Shqiptarët të tretët në listën e burgjeve të italisë, jetojnë me standartet minimale të jetesës

Publikuar tek: bota, më 10:31 16-04-2016 Shqiptarët të tretët në listën e burgjeve të italisë, jetojnë me standartet minimale të jetesës

Numri i lartë i të burgosurve të huaj në shtetin Italian ka bërë që italia të alarmohet. 33.4% e të burgosurve në italianë janë të huaj dhe kjo shifër është më më e lartë se mesatrja europiane prej 21%. Nga këto të burgosur shqiptarët mbajnë vendin e tretë për nga numri.

Shteti italin mban rekord në krahasim me vendet si: Franca, Anglia dhe Gjermania, edhe pse numri i emigrantëve në këto vende është shumë më e lartë se sa në Itali.

Shoqata ‘Antigone’ dje prezantoi raportin vjetor mbi "të burgosurit e Italisë", ku problemi më i madh është mbipopullimi me 108%, ku rreth 4 mijë të burgosur janë pa shtrat, 9 mijë jetojnë në më pak se 4 metra katrorë hapsirë  për frymë, standardet minimale të përcaktuara nga Këshilli i Evropës.

Pjesa më e madhe e të huajve të burgosur në Itali është i përbërë nga marokenët (16.9%) pasuar nga rumunët (15.9%), shqiptarët (13.8%), tunizianët (11%), nigerianët (3.9%) dhe egjiptianët (3.4%).

Të huajt janë në burg për këto vepra penale: 8192 për krimet të pronës, 6,226 për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, 6559 krimet kundër personit, 95 raste të shoqatës mafioze dhe 1,372 për shkelje të ligjit të imigracionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074470043182373
array(1) { ["section"]=> string(100) "shqiptaret-te-tretet-ne-listen-e-burgjeve-te-italise-jetojne-me-standartet-minimale-te-jeteses-37832" }