‘Shqiptarët të votojnë me shpata’, Rama thumbon Metën: Lufta me shpata është për fëmijët, ose për ata që kanë shkëputje të mburojës së trurit

Publikuar tek: politike, më 19:49 22-02-2021 ‘Shqiptarët të votojnë me shpata’, Rama thumbon Metën: Lufta me shpata është për fëmijët, ose për ata që kanë shkëputje të mburojës së trurit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në mbrëmje në Rinas, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mëbrrijë një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer.

Pyetjes lidhur me deklaratën e Metës i cili tha: në 25 prill shqiptarët të dalin të votojnë më shpata, Rama iu përgjigj me thumba dhe ironi.

Ai tha se parësore është lufta ndaj koronavirusit, ndërsa lufta me shpata është për fëmijët.

Rama: Dozat që po marrim kanë rëndësi për personelin shëndetësor. Raporti mes këtyre sasive dhe atyre që kemi nevojë, është shumë i zhdrejtë, jemi të vetëdijshëm, por do bëjmë maksimumin. Tjetra është që nga të gjitha të dhënat e deritanishme, nuk kemi pasur asnjë rast shqetësimi për personat e vaksinuar, dhe nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbreslënëse, si rezultat i vaksinimit.

Pyetje: Me vaksinat që mbërritën sot, por dhe nga marrëveshjet që kemi me Pfizer, shikon qevreia të ulë targetgrupin, e kemi nisur me mjekët dhe 80+, shihet mundësia të ulet mosha? Si e koemntoni presidentin?

Rama: Me lejen tuaj do dëshiroja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu që është një arsye madhore, te kjo luftë. Lufta nuk është me shpata, ato janë për fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit. Këtu bëhet fjalë për një luftë të madhe tregtare, politike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë kur kam mendimin e fundit, të jetë që bëra dhe bëmë gjithçka edhe për sot, që në këtë liftë të mos mbetemi mbrapa. Kjo është kryesore për mua sot. Për vaksinat, bluzat e bardha janë parësore dhe 65+, por kur flasim për 65+, fillojmë nga 80 e zbresim poshtë në 65. Vaksinimi i atyre që janë mbi 65 vjeç dhe janë dikushi, kanë dhënë një kontribut, është bërë dhe për të dhënë një mesazh, për të krijuar barazi mes njerëzve. Ka pasur persona të njohur dhe të panjohur, në moshë të thyer. Alfred Moisiut i fillon emri me A, ndaj ishte i pari. Shumë shpejt ne do të japim lajmin e garantimit të një sasie të konsiderueshme vaksinash. Në ditët në vijim unë do të bëj një vizitë jashtë, dhe do të marrim konfirmimin zyrtar për të marrë 360 mijë vaksinat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në pritje të 8190 dozave të vaksinës, Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave, po bisedojmë me një shtet mik për 360 mijë vaksina të Astra Zeneca-s
Vaksinat kineze dhe ruse, Rama: Nuk është se i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë, çmimi i dozave po rritet por s’ka shans që ne të lëmë një shqiptar pa vaksinuar »
Article Logic
Execution time: 0.013291835784912
array(1) { ["section"]=> string(143) "shqiptaret-te-votojne-me-shpata-rama-thumbon-meten-lufta-me-shpata-eshte-per-femijet-ose-per-ata-qe-kane-shkeputje-te-mburojes-se-trurit-239825" }