Shqiptarët tregojnë për tmerrin në rrugët e Këlnit, me dhjetra vajza u dhunuan

Publikuar tek: bota, më 18:11 08-01-2016 Shqiptarët tregojnë  për tmerrin në rrugët e Këlnit, me dhjetra vajza u dhunuan

Një grup azilkërkuesish shqiptarë tentuan të ndalnin dhunën seksuale, që një grup emigrantësh nga vendet arabe, ushtruan ndaj femrave në festën e ndërrimit të viteve në qendër të Këlnit. Këtë e ka rrëfyer një azilkërkues kosovar për të përditshmen hollandeze De Telegraaf, në një prej gazetave më të mëdha në Holandë.

Leotrimi 22-vjeçar është dëshmitar i akteve barbare të kryera nga emigrantët atë natë. Ai rrëfen se atë natë kishte shkuar për të parë spektaklin e fishekzjarrëve në sheshin pranë katedrales së Këlnit, së bashku me katër azilkërkues të tjerë. Por, pamjen e parë me të cilën u përballën ata, ai e përshkruan si shokuese: një grup sirianësh sulmuan tri vajza pranë stacionit qendror të trenit; i qëlluan me shishe pijesh alkoolike; u morën çantat dhee telefonat celularë, transmeton Telegrafi.

Tre sirianë të tjerë kishin kapur një vajzë në një cep jashtë katedrales, e kishin zhveshur dhe i kishin marrë rrobat. 22-vjeçari kosovar thotë se bashkë me shokët e tij kishin ndërhyrë për të ndihmuar vajzën, e cila bërtiste duke kërkuar ndihmë. Por, agresorët sirianë i kishin kërcënuar se do t’i vrisnin duke u drejtuar shishet e thyera të alkoolit që mbanin në duar.

Leotrimi shprehet se që agresorët ishin sirianë, këtë e kishte dalluar nga mënyra e të folurit, pasi në kampin ku ai strehohej kishte shumë sirianë.

“Është një ngjarje e përsëritur”, shprehet azilanti nga Kosova. “Çdo të premte dhe të shtunë, refugjatë e emigrantë marokenë, algjerianë e sirianë të strehuar në kampet e ngritura në zona të ndryshme të Këlnit, vjedhin shishe me pije alkoolike nëpër dyqane dhe zbresin në qendër të dehur për të marrë pjesë në festa. Është një ritual i përjavshëm”.

Sipas tij, Policia gjermane e ka shumë të vështirë t’i zbulojë autorët e këtyre akteve, pasi ata janë të shumtë e mbajnë identitete të rreme. Shumica kanë pasaporta siriane, por vijnë nga vendet e Afrikës Veriore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drita të mistershme në qiellin e Oslos, qytetarët mbeten pa fjalë (Video)
Zhduket prej 5 ditësh bosi i modës me pasuri 4 miliard dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.011850118637085
array(1) { ["section"]=> string(83) "shqiptaret-tregojne-per-tmerrin-ne-rruget-e-kelnit-me-dhjetra-vajza-u-dhunuan-29476" }