Shqiptarët vjedhin kamionin në mes të autostradës në Holandë, njëri në pranga, tjetri arratiset

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 16-05-2019 Shqiptarët vjedhin kamionin në mes të autostradës në Holandë, njëri në pranga, tjetri arratiset

Dy shtetas shqiptarë kanë vjedhur mëngjesin e sotëm një kamion në Holandë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A67, ku dy shqiptarët kanë vjedhur kamionin dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë.

Pasi autoritetet vunë re se diçka nuk shkonte me kamionin, i kërkuan shqiptarëve që të ndalonin për kontroll, por ata u larguan me shpejtësi. Menjëherë oficerët janë vënë në ndjekje të tyre, teksa shqiptarët kanë ecur për një distancë dhe më pas kanë ndalur kamionin duke u përpjekur të largohen.
Policia ka qëlluar në ajër, për t’i paralajmëruar shqiptarët dhe kanë mundur të arrestojnë njërin prej tyre, teksa tjetri është larguar.

 

kamioni-2-253x350.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068531036376953
array(1) { ["section"]=> string(100) "shqiptaret-vjedhin-kamionin-ne-mes-te-autostrades-ne-holande-njeri-ne-pranga-tjetri-arratiset-164534" }