Wiwiibloggs pyet publikun përmes një procesi votimi se cili është i preferuari i tyre duke vënë përballë përfaqësuesen e Shqipërisë me atë të Irlandës. Eneda Tarifa përballë Nicky Byrne.
Shumica kanë zgjedhur irlandezin si të preferuarin e tyre duke konstatuar se Shqipëria “si gjithnjë ka bërë zgjedhjen e gabuar”. “Seriozisht e keni? Shqipëria duket të rinovojë në mënyrë rrënjësore hyrjen e saj”, shkruan një pre tyre.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit nga Shqipëria të hyjnë dhe të replikojnë me të huajt duke u thënë se pa pikë dyshimi zgjedhin Enedën. Eneda Tarifa do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Përrallë”.