Shqiptarëve në Siri u premtohet toka që do pushtojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:07 02-04-2015 Shqiptarëve në Siri u premtohet toka që do pushtojnë

Në SHBA është zhvilluar një diskutim në lidhje me radikalizimin e myslimanëve në Ballkan dhe Shqipëri, ku pjesëmarrës ishte ish- zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka si dhe ekspertë amerikanë.

Peka, në cilësinë e ekspertit të sigurisë tha se arsyet që shtyjnë shqiptarët t’i bashkohen këtij konflikti janë ekonomike. Sipas Pekës, këtyre personave u premtohen plaçka lufte si për shembull toka që do të pushtohet atje. "Njëra mënyrë është duke paguar faturat dhe borxhet e tyre. Ndonjëherë ata marrin premtime për plaçkë lufte, si për shembull toka që do të pushtohet”, transmeton Voa.

Shqiptarët që shkojnë në Siri, tha Peka, e bëjnë këtë përmes Stambollit, por kanë përdorur edhe Italinë. Ai tha se policia e Shqipërisë është e aftë për t’i diktuar këta njerëz me anë të procedurave të skanimit.

Ish-numri dy i ministrisë së Brendshme tha se krimi i organizuar dhe rekrutimet janë të lidhur ngushtë sepse në të dyja raste përdoren fonde të paligjshme dhe aktivitete të paligjshme.

Vitin e kaluar Shqipëria mundi të zbulojë një grup që prej 9 personash që akuzohen si rekrutues. Prokuroria e ka çuar çështjen në gjyq dhe pritet rezultati.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë shqetësohen se propaganda përmes mediave sociale ka çuar në krijimin e një brezi të ri luftëtarësh që shkojnë për të marrë pjesë në luftrat në Siri dhe Irak.

Ballkani, thotë eksperti amerikan Thomas Krajeski, është një rajon ku duhet bërë më shumë për të frenuar rekrutimet nga ana e të ashtuquajturit "Shtet Islamik".

"Roli që partnerët e SHBA luajnë në luftën kundër ISIS është i rëndësishëm, sepse SHBA nuk mund të përballen të vetme me këtë rrezik dhe as duhet të përballen të vetme. Një nga aspektet është të frenohet hyrja e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri si dhe të luftohen burimet financiare të ISIS dhe mesazhi i ISIS”, ka thënë ai.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se në Irak dhe Siri kanë shkuar 22 mijë të huaj për të marrë pjesë në luftë. Jo të gjithë këta njerëz janë luftëtarë, thotë ambasador Krajeski. Një pjesë kanë shkuar për mbështetje në aspekte të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Po fshihen të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit. Policia: Janë në Lion të Francës
Lëkundje tërmeti në Bulqizë, 50 kilometër larg Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.012347936630249
array(1) { ["section"]=> string(57) "shqiptareve-ne-siri-u-premtohet-toka-qe-do-pushtojne-7684" }