Shqiptari ekstradohet nga Italia, tentoi të vriste një person në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 09-09-2015 Shqiptari ekstradohet nga Italia, tentoi të vriste një person në Shkodër Foto ilustruese

Është ekstraduar nga Milano e Italisë në drejtim të Shqipërisë, shtetasi Alfred Pjetri, 25 vjeç, i lindur në Gimaj të Shkodrës.

Ekstradimi i Pjetrit është bërë pasi Gjykata e Shkodrës më datë 24.05.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“, në ngarkim të tij, për kryerjen e veprave penale të “ Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit“

Ngjarja për të cilën akuzohet 25 vjeçari ka ndodhur më datë 25.12.2013, rreth orës 02:00, kur pas nje konflikti per motive te dobeta në një lokal në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, Pjetri ka qëlluar me armë duke plagosur një person.

Arrestimi i Alfred Pjetrit në territorin e rajonit të Monza-s në Itali, u krye si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon ish-kryeministri Ahmeti: Nuk kam pasur pushtet për të ndikuar në marrëveshjen CEZ-DIA
Apple zbulon kompjuterin e ri tabletë, iPad Pro »
Article Logic
Execution time: 0.0060620307922363
array(1) { ["section"]=> string(77) "shqiptari-ekstradohet-nga-italia-tentoi-te-vriste-nje-person-ne-shkoder-20379" }