Pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptar vrau vajzën e tij dhe e varrosi në kopshtin e shtepisë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur serish në një familje shqiptare në vendin fqinj, Greqi.
Mësohet se një burrë ka qëlluar gruan e tij në qytetin e Korinthit. Ai e kishte pritur gruan e tij jashtë një banese ku ajo punonte.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçarja me mbiemër Bardhi, ndodhet në spital, ku është në gjendje kome. Policia greke ka ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar bashkëshortin e saj.