Shqiptari hyn për të vjedhur, policia e gjen brenda dollapit

Publikuar tek: bota, më 16:43 20-09-2015 Shqiptari hyn për të vjedhur, policia e gjen brenda dollapit

Ka dështuar tentativa e dy shqiptarëve për të grabitur një banesë në Tirolin e Jugut në Itali, pasi plani i tyre është “dekonspiruar” nga një banor i lagjes.

Ka qenë një qytetar ai që ka lajmëruar policinë pasi ka vërejtur sjelljet e dyshimta të dy shqiptarëve përpara një shtëpie. Sapo kanë marrë njoftimin dy karabinierë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të ndaluar shqiptarët.

Një prej shqiptarëve që po bënte roje përpara banesës, ka lajmëruar shokun e tij që kishte hyrë për të vjedhur kur ka pikasur policët dhe vetë është larguar mënjëherë drejt një pylli që gjendet aty pranë.

Njëri prej karabinerëve ka ndjekur në pyll shqiptarin e arratisur, ndërsa tjetri ha hyrë brenda banesës për të arrestuar grabitësin. Brenda në shtëpi nuk ndodhej asnjë nga pronarët, por vetëm shqiptari, i cili kishte menduar si vendin më të mirë për tu fshehur… dollapin. Pasi ka kontrolluar të gjithë shtëpinë, karabinieri e ka gjetur shtetasin shqiptar brenda në dollap dhe e ka arrestuar.

Shqiptari i dytë është arrestuar gjithashtu brenda në pyll, jo larg nga vendi i ngjarjes.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011441946029663
array(1) { ["section"]=> string(65) "shqiptari-hyn-per-te-vjedhur-policia-e-gjen-brenda-dollapit-21259" }