Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Bolognas në Itali, u arrestua për vjedhje në shtëpinë e një gjyqtari

Publikuar tek: rajon, më 18:10 29-09-2020 Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Bolognas në Itali, u arrestua për vjedhje në shtëpinë e një gjyqtari Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Bologna të Italisë, pasi një 40 vjeçar shqiptar i dha fund jetës së tij në qeli.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në mesnatën midis të shtunës dhe të dielës, ndërsa bëhet me dije se shqiptari ishte arrestuar pasi u kap duke vjedhur në shtëpinë e një zyrtari publik.

Ai ishte në pritje të gjyqit, ndërsa një ditë para se të bënte vetëvrasje kishte kërkuar që të fliste me familjarët e tij në telefon, ndërkohë që nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.

“Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg’,- tha në një shënim Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010087966918945
array(1) { ["section"]=> string(113) "shqiptari-i-jep-fund-jetes-ne-burgun-e-bolognas-ne-itali-u-arrestua-per-vjedhje-ne-shtepine-e-nje-gjyqtari-222140" }