Një 48 vjeçar shqiptar nga Kosova, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi ishte shpallaur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Sipas Policisë, është arrestuar shtetasi me inicialet B.S., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kalimit në pikën kufitare të Morisë, rezultoi se ishte në kërkim, sepse organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.