Shqiptari infektohet për herë të dytë me koronavirus: Është më agresiv, po më sulmon në mushkëri

Publikuar tek: rajon, më 21:28 03-07-2020 Shqiptari infektohet për herë të dytë me koronavirus: Është më agresiv, po më sulmon në mushkëri Petrit Bylykbashi

Një rast i përsëritur infektimi me koronavirus ka ndodhur në Kosovë, ku është vetë personi i infektuar që konfirmon se ka rezultuar pozitiv për herë të dytë.

Ish-banori i Big Brother Petrit Bylykbashi ishte diagnostikuar me koronavirus 3 muaj më parë dhe pas dy javësh i njëjti ishte testuar negativ, ndërkohë ai thekson se tre muaj më pas, kur mendonte se ishte i shëruar ka rezultuar sërish pozitiv.

Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se këtë herë virusi, është shumë më agresiv dhe po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, në mushkëri.

Postimi i plotë i Bylykbashit:

Ky virus i çuditshem!Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010003089904785
array(1) { ["section"]=> string(101) "shqiptari-infektohet-per-here-te-dyte-me-koronavirus-eshte-me-agresiv-po-me-sulmon-ne-mushkeri-212745" }