Shqiptari kapet me 1.5 milion euro kokainë  në Itali, ja ku e kishte fshehur

Publikuar tek: aktualitet, më 20:34 21-01-2021 Shqiptari kapet me 1.5 milion euro kokainë  në Itali, ja ku e kishte fshehur Ilustruese

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 22.5 kilogramë kokainë.  

Shqiptarit të natyralizuar në zviceran dhe banues për disa vite në Verzuolo në Itali iu gjet lënda narkotike pas një kontrolli rutinë i kryer nga policia në Cuneo, si pjesë e kontrollit të territorit.

Ata ndaluan një automjet tip Land Rover, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe që drejtohej nga shqiptari. Policia nuk ka dhënë detaje për emrin e shtetasit, por vetëm moshën e tij, 50-vjeç.

Vëmendja e personelit të Policisë së Shtetit u tërhoq nga dy sediljet e përparme të makinës, të ankoruara në mënyrë të pazakontë në kornizën e makinës nga dy pllaka metalike.

Policët, pasi çmontuan sediljet dhe hoqën pllakat metalike, arritën të zbulonin një hapësirë të posaçme, ku gjendeshin 23 pako kokainë dhe një vlerë e vlerësuar prej rreth 1.5 milion euro.

Shqiptari kishte pasur edhe më parë precedent penal edhe asokohe për shitje të lëndëve narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Terrorist islamik dhe ideologu i ISIS-it”, analisti Kim Mehmeti padit gazetën “Tema” për shpifje
Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Më erdhi zjarri te dera e zyrës sime, garda qëlloi sepse... »
Article Logic
Execution time: 0.012994050979614
array(1) { ["section"]=> string(81) "shqiptari-kapet-me-1-5-milion-euro-kokaine-ne-itali-ja-ku-e-kishte-fshehur-235901" }